Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara që të sigurojnë qasje në aborte të sigurta, duke thënë se ndalimi i tyre mund t’i nxisë abortet ilegale që ua rrezikojnë jetën grave.
“Jemi shumë të brengosur që disa shtetet të Shteteve të Bashkuara i kanë miratuar ligjet që në mënyrë të ashpër e kufizojnë qasjen e grave në aborte të sigurtë, përfshirë zbatimin e ndëshkimeve kriminale për vetë gratë dhe ata që e ofrojnë këtë shërbim shëndetësor”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e kësaj zyre me seli në Gjenevë.
Shamdasani shtoi se kufizime të tilla janë diskriminim thelbësor ndaj grave që janë të varfra ose që jetojnë në komunitete të margjinalizuara. Ajo bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të sigurojnë qasje në shërbime për abort, sidomos për rastet e dhunimit seksual, incestit dhe problemeve shëndetësore.