Kolonel Avni Kiqina ka përfunduar me suksese Kursin e lartë për Siguri dhe Mbrojtje në Kolegjin e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH).
Ky është kursi më i lartë i karrierës ushtarake që organizohet çdo vit, nga Kolegji i Sigurise dhe Mbrojtjes të FARSH-së, ku marrin pjesë shtete anëtare të NATO-s, dhe vendeve partenere.
Në kursin më të lartë të sistemit arsimor ushtarak të FARSH trajtohen një gamë e gjerë temash të orientuara drejt dinamikave aktuale të sigurisë, politikës, marrëdhënieve ndërkombëtare, konceptet e reja të NATO-s, si dhe natyra e konflikteve të shek.XXI.
Në kete kurse përveç ushtarakëve nga Shqipëria morën pjesë edhe; Gjermania, Italia, Kosova, Greqia, Rumania, Bullgaria , Gjeorgjija, Turqia. /2LONLINE/