Oficeri i FSK-së, Xhemi Mziu ka diplomuar me sukses në Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës, në Fort Moore të Shteteve tê Bashkuara të Amerikës.
Edukimi për Kapiten të Karrierës, përgatit oficerë për lidership, komandant të ardhëshëm të kompanive të përgaditur dhe trajnuar për detyrat në udhëheqje, trajnim të trupave e planifikim efikas për të qenë në gjendje për të udhëhequr kompaninë drejt realizimit të detyrave për të siguruar paqen ku do në botë.
Forca e Sigurisë së Kosovës, çdo ditë po ngrit kapacitetet njerëzore me standardet më të larta të shkollimit dhe edukimit në shkollat dhe akademitë më prestigjioze në botë, e gjith kjo po bëhet falë mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve tanë strategjik që në çdo fazë të zhvillimit dhe ngritjes tonë janë me ne., njofton FSK-ja. /2LONLINE/