Nëntogeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gzim Morina, ka përfunduar me sukses “Kursin Bazik për Oficer të Logjistikës” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me medaljen “Army Achievment Award” e cila u ndahet pjesëtarëve që tregojnë përfomancë të lartë gjatë realizimit të trajnimit.
Kjo shkollë përgatit oficerë në fushën e logjistikës, mbështetjen me klasa të furnizimit, organizimin e konvojeve taktike si dhe për operacione luftarake me shkallë të gjerë, duke ju ofruar mundësinë e përgatitjes për mbështetje logjistike njësiteve operacionale ne terren.
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimeve dhe shkollimeve të mbështetura nga partnerët, përgatit kuadro profesionale dhe ngrit kapacitet e saj operacionale më standardet më të larta të ushtrive të NATO-s, duke rritur kështu ndërveprueshmërinë me partnerët tanë strategjik. /2LONLINE/