Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës Major Fatmir Lami dhe Major Faton Bekteshi me sukses të lartë kanë përfunduar Kursin e Avancuar për Komandë dhe Shtab (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham si dhe programin akademik ku morën titullin Master of Arts në Defence Studies nga King’s College London, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kursi është rezident dhe zgjat 46 javë, ku marrin pjesë oficerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe oficerë ndërkombëtarë nga 48 vende partnere.
Kursi fokusohet të mbuloje fushat kyçe si në komandë, lidership dhe menaxhment; hulumtim dhe mendim kritik; kuptim të realitetit botëror dhe kontekstit të sigurisë globale dhe ka për qëllim të përgatis udhëheqës të lartë me zotësi në profesion ushtarak dhe të ofrojë ngritje intelektuale për sukses në operacione dhe lidership në qeverisje, njofton FSK. /2LONLINE/