Në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar.
Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.
Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar.
Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë, thuhet në njoftimin e Doganës. /2LONLINE/