Kryetari i bordit të OAK-së, z.Skender Krasniqi e informoi ministrin z. Flamur Sefaj, për shqetësimet e afaristëve në lidhje me vjedhet e shumëta që po ndodhin kohëve të fundit nga persona të pandërgjegjëshëm. Z. Krasniqi, kërkoi nga ministri z. Sefaj që të merren parasysh shqetësimet e afaristëve, sepse kjo dukuri është në rritje dhe dëmi që po pësojnë bizneset po janë të mëdha.
Kurse z. Lulëzim Begaj, anëtar i bordit i Odës, njëherit pronar i Kosmonte Foods, e njoftoi ministrin Sefaj me raste konkrete të plaçkitjeve në pronën e tij por edhe të bizneseve tjera. Gjithashtu foli edhe për pasigurinë që po e kanë pas vjedhieve të mëdha që po u bëhën atyre. Z.Begaj, u shpreh shumë i indenjuar nga mos efikasiteti i organeve të drejtësisë për zbulimin e rasteve.
Edhe përfaqëuesi i Elkos Group, z. Arsim Selmonmusaj, tregoi për nevojën imediate të përmisohet gjendja e sigurisë e me theksë të veçantë për sektorin privat.
Ministri z. Sefaj, i dëgjoi më vëmendje shqetësimet e përfaqëuseve të OAK-së dhe afaristëve duke ju premtuar që do mundohet t’i adresoi të gjitha kërkesat e tyre, pasi është mjaft i interesuar që të ofrojë një ambientë sa më të sigurtë për të bërë biznisë, duke qenë se afaristët janë ata që krijoin mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik.
Në takim u diskutua edhe për mundësit e paisjes së sigurimit me armë, në mënyrë që të kenë mundësi të mbrojnë pronën ku ata mbikçyrin. Ndër të tjera u kërkua që të vihet në prirorite zgjidhja e rasteve të bizneseve pasi kjo po krijon pasiguri për të investuar më tutje.
Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.