DYLON

KPF rekomandon lirimin e bizneseve të Gjilanit nga taksa komunale për vitin 2023

KPF rekomandon lirimin e bizneseve të Gjilanit nga taksa komunale për vitin 2023
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend strategjinë komunale për komunikim publik 2023-2027, e cila ka për qëllim që të sigurojë avancimin e praktikave dhe kapaciteteve komunikuese, llogaridhënien dhe transparencën kundrejt qytetarëve, për inkurajuar përfshirjen e tyre sa më aktive në procese të ndryshme vendimmarrëse.

Përmes kësaj strategjie, e cila është hartuar në bashkëpunim me programin e USAID-it – Kontrata Sociale synohet të arrihet një bashkëpunim sa më i ngushtë me komunitetin, shoqërinë civile, mediat, donatorët, bizneset etj.

EkoHigjiena

Njëherësh, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe propozimin për lirimin nga taksa komunale për vitin 2023, përcaktimin e vlerës së qirasë dhe vlerës në bonuset e banimit në dy programe, raportin e Komisionit për dezinsektim, sikurse edhe tri informatën për ndarjen e subvencioneve në bujqësi, informatën për korrje-shirjet si dhe informatën për mbjelljet vjeshtore.

Po ashtu, KPF rekomandoi për Kuvend edhe raportin e komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për vitin 2024 si dhe propozim vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës për vitin 2024 të Kuvendit të Komunës.

Gjithashtu, KPF është pajtuar që të përfshijë në rend dite të seancës së ardhshme të Kuvendit edhe kërkesën e përfaqësuesit të AAK-së, për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e ndarjes dhe shfrytëzimit të subvencioneve për OJQ nga Drejtoria për kulturë, rini e sport.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.