DYLON

DZHE: Ftesë bizneseve dhe ndërmarrësve të rinj për konsultime publike lidhur me skemën e granteve të MZHR për vitin 2024

DZHE: Ftesë bizneseve dhe ndërmarrësve të rinj për konsultime publike lidhur me skemën e granteve të MZHR për vitin 2024
Avatar photo Redaksia

FTESË BIZNESEVE DHE NDËRMARRËSVE TË RINJ PËR KONSULTIME PUBLIKE LIDHUR ME SKEMËN E GRANTEVE TË MZHR PËR VITIN 2024

Si pjesë e përgatitjeve për shpalljen e Skemes se Granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024”, për mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të rinj, Ministria e Zhvillimit Rajonal është duke zhvilluar takime konsultative me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të rinj.

Takimi konsultativ me biznese mbahet në Gjilan me datën 04 Prill 2024, e Enjte, në ora 10:00
(Salla e Kuvendit Komunal)

Qëllimi i këtij takimi është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.

Ftohen të gjitha bizneset dhe ndërmarrësit e rinj të rajonit Lindje që të marrin pjesë në këtë takim konsultativ, dhe të japin kontributin e tyre në përcaktimin e kritereve të Skemës së ardhshme të Granteve që pritet të lansohet gjatë muajit vijues.

Këto konsultime publike të MZHR-së organizohen në bashkëpunim të ngushtë me AZHR Lindje dhe Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik të komunës së Gjilanit. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.