DYLON

Sesion informues për mundësitë e subvencionimit të bizneseve Start-Up

Sesion informues për mundësitë e subvencionimit të bizneseve Start-Up
Avatar photo Redaksia

Një sesionin informues do të mbahet në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ), lidhur me mundësitë e subvencionimit të bizneseve Start-up me prioritet inovacionin. Ky sesion do të organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit.

Detajet e sesionit janë si më poshtë:

EkoHigjiena

Data: 07.06.2024

Ora: 11:00

Vendi: UKZ/Salla B01

“Përfitoni nga kjo mundësi për të mësuar më shumë rreth subvencioneve të ofruara për Start-up-et inovative dhe mënyrat se si mund të aplikoni për to. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që kanë ide kreative dhe dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri”, thuhet në njoftimin e UKZ-së.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.