Oda e afarizmit me anë të një letre i është drejtuar institucioneve kryesore të vendit, me anë të së cilës ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës projketligji për miniera dhe minerale, për shkak që ka kaluar pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.
Oda e Afarizmit të Kosovës i drejtohet me këtë kërkesë institucioneve, duke u bazuar në faktin se ky projektligj nuk duhet të kalojë pa u diskutuar fillimisht me komunitetin e bizneseve, në mënyrë që të merren edhe mendimet dhe rekomandimet e tyre.
Prandaj, OAK është e mendimit se nëse ky projektligj kalon tani, kjo do të bëhet pa diskutim paraprak me bizneset dhe do të jetë jo në interesin e bizneseve.
Për më shumë, të bashkangjitur mund të gjeni letrën e OAK-së drejtuar institucioneve.