DYLON

Vazhdon procesi zgjedhor në Rininë Demokratike

Vazhdon procesi zgjedhor në Rininë Demokratike
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e zgjedhjeve te RDK në Gjilan, edhe nëndega 4 e qytetit, ka përfunduar këtë proces zgjedhor, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës s PDK-së, në facebook.

Me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të Rinisë së Nëndegës IV, në praninë edhe të përfaqësuesve të Komisionit Zgjedhor të nivelit Lokal dhe atij Qendror, u zgjodhën strukturat e reja të kësaj Nëndege.

Me vota unanime, anëtarët e Kuvendit zgjodhën Kryetar, studentin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Etrit Rexhepin.

EkoHigjiena

Po ashtu, kuvendin zgjedhor e ka mbajtur edhe nëndega e 7 e “Dardanisë”, ku kryetar i RDK, të kësaj nëndege është zgjedhur, Agon Hasani, student i mjekësisë.

Ndërkaq, nëndega e Kishnapolës, pos kryesisë dhe delegatëve, për kryetar të RDK-së ka zgjedhur, studentin e Fakultetit Ekonomik, Gentrit Azemin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.