Ky është lëngu më i shëndetshëm ndonjëherë, mësojeni recetën

Ky është lëngu më i shëndetshëm ndonjëherë, mësojeni recetën

Nëse kombinimi i spinaqit dhe bananes nuk ju duket tërheqës, atëherë mbani mend që nuk është e domosdoshme që t’i hani në të njëjtën recetë, por është e këshillueshme t’i hani në të njëjtën kohë.

Spinaqi dhe bananet janë një kombinim që ofron vlera të shumëfishta për organizmin, pasi përmbajnë disa ushqyes që përthithen shumë mirë nëse konsumohen së bashku.

Spinaqi është një nga burimet bimore më të mira të hekurit. Ngrënia e një bananeje në të njëjtën kohë me spinaqin ofron 17 për qind të vlerës ditore të vitaminës C, e cila përmirëson përthithjen e hekurit. Spinaqi i pa gatuar, pra në sallata, dhe banania janë një burim i mirë i vitaminës C. Një filxhan me spinaq dhe një banane mesatare ofron 31 për qind të dozës ditore të vitaminës C.

Kombinimi i bananes dhe spinaqit do ju ofrojë një sasi domethënëse të mineraleve. Të dyja këto ushqime janë një burim i mirë mangani duke plotësuar 29 për qind të sasisë ditore.

Pothuajse 58 për qind e vlerës ditore të vitaminës A dhe 182 për qind e vlerës ditore të vitaminës K në kombinimin e të dyjave vjen nga spinaqi. Ky i fundit përmban shumë folat. Banania ofron shumicën e vitaminës B-6 ose 22 nga 25 për qind të vlerës ditore të këtij ushqyesi.

Për lëngun e mrekullueshëm iu duhen: 1 filxhan spinaq, 1 filxhan qumësht ose kos, si dhe 1 banane. Përziejini në mikser dhe shumë shpejt do të ndjeni efektet në organizmin tuaj.

KOMENTE