Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi nga afër ndërmjet të dyja palëve dhe njëkohësisht krijimi i kanaleve të komunikimit dhe bashkëpunimit, pasiqë vetëm kështu mundemi të kontribuojmë në përmirësimin dhe zhvillimin e vendit.
Dardan Sejdiu, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, theksoi se partia Socialdemokrate në aspektin e ekonomisë është e fokusuar në tri shtylla kryesore, ndër të cilat theks i veçantë i kushtohet të drejtave të punëtorëve;
Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi theks të veçantë i kushtoi pengesës që ligjet janë duke i bërë biznesit në Kosovë, kjo pasiqë ligjet nuk janë kompatibile me njëra-tjetrën. Ndër problemet kryesore në këtë aspekt u përmendën edhe Ligji mbi TVSH-në, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji për Investime Strategjike…etj, andaj Krasniqi kërkoi mbështetje në mënyrë që së bashku të kontribuojmë në ndryshimin dhe përmirësimin e tyre. Ai gjithashtu veçoi disa nga kontributet që Oda e Afarizmit të Kosovës ka dhënë për përmirësimin e ligjeve, ndër të cilat mund të theksohen:
· Ligji për Shoqëritë Tregtare dhe
· Ligji për Miniera dhe Minerale
Anëtarët e bordit, Hamdi Malushaj dhe Hysni Zogaj fokusin më të madh i kushtuan ligjeve dhe klimës së të bërit biznes si dhe Ligjit për Efiçencë të Energjisë, si ligj shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për vendin.
Të pranishëm në këtë takim nga radhët e Odës së Afarizmit të Kosovës ishin kryetari i bordit Skënder Krasniqi, arkatari i bordit Hamdi Malushaj, anëtari i bordit Hysni Zogaj, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qëndresë Ibrahimi.