DYLON

Delegacion i lartë i FSK-së vizitoi Qeverinë Gjermane

Delegacion i lartë i FSK-së vizitoi Qeverinë Gjermane
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe koloneli Jeton Dreshaj, që nga data 16.07.2018, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Qeverinë Federale të Gjermanisë.

Zëvendësministri Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama, gjatë vizitës në Qeverinë e Gjermanisë kanë realizuar takime të përbashkëta ku kanë biseduar për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së, avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për planet për avancim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Gjatë takimeve të përbashkëta, zyrtarët e lartë të Qeverisë Gjermane kanë konfirmuar mbështetjen për FSK-në dhe Kosovën, duke përkrahur zhvillimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve të Kosovës për siguri me qellim të thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe NATO-n, në këtë aspekt.

EkoHigjiena

Delegacioni i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK) është pritur nga sekretari i shtetit z. Thomas Silberhorn, zëvendësministër në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, kurse dje delegacioni i MFSK-së është pritur nga znj. Betinna Cadenbach, drejtoreshë për Politikat e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe drejtori për Planifikim në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Erhard Bühler Delegacioni ka vizituar edhe Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Gjatë takimeve në Qeverinë e Gjermanisë delegacioni i MFSK-së bisedoi me mikpritësit për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Gjermanisë dhe në këtë kuadër edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë e Gjermanisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.