Paraqitja e problemeve me IP adresat nga opertorët kabllor, vendosja e rregullave për përdorimin e IP adresave, nxjerrja e një rregullore që do të obligonte opertorët për marrjen e IP adresave nga Shqipëria deri në marrjen e IP-ve zyrtare të Kosovës si dhe aranzhimi i takimit me operatorët ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u diskutuan në mes Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësueseve të bordit të ARKEP.
OAK përgjatë këtij takimi ngriti për të disatën herë tashmë, problemin e provajderëve me përdorimin e IP adresave të shtetit Serb, duke bërë kështu që me këtë veprim të dëmtohen qytetarët dhe bizneset.
Kryetari i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Nazim Rahimi duke falënderuar OAK-në për inicimin e këtij takimi theksoi se ARKEP është i gatshëm të ndihmoj dhe të bashkëpunoj në ngritjen dhe zgjidhjen e kësaj çështje. Kryetari Rahimi poashtu potencoi se do të inicoj aranzhimin e një takimi me opertorët për të parë nga afër se pse është duke ndodhur një gjë e tillë.
OAK ka lobuar edhe më herët tek Institucionet vendore që të bëhet ky ndryshim i IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi në ato të Shqipërisë, gjë e cila falë bashkëpunimit të ndërsjelltë është arritur. Megjithatë kohët e fundit po vërejmë që operatorët kanë kthyer përsëri IP adresat e mëparshme.
Oda e Afarizimit të Kosovës në vazhdimësi është duke pranuar ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj konkretisht nga Serbia, që është kundër Republikës së Kosovës.
Si odë kërkojmë fuqishëm që kjo çështje të procedohet tutje, duke pasur parasysh interesin shtetëror, ekonomik dhe qytetar.