DYLON

Autorizohet kompania e radhës si operator i autorizuar ekonomik

Autorizohet kompania e radhës si operator i autorizuar ekonomik
Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik ( OAE).

Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik për kompaninë kosovare “Albi Commerce” SH.p.k. – Prishtinë /OAE 008.

EkoHigjiena

Kjo kompani merret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe t’ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve të tilla që plotësojnë kriteret e parapara me dispozitat ligjore ne fuqi.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.