Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit dhe sigurimi i informacioneve të nevojshme në lidhje me tokat që AKP ka në dispozicion për investitorët dhe palët e interesuara.
Në këtë takim kryetari i odës z. Skënder Krasniqi theksoi se gjatë takimeve që Oda e Afarizmit të Kosovës është duke mbajtur me investitorë vendorë dhe të huaj është duke parë mundësinë e tërheqjes së tyre në Kosovë dhe për të bërë një gjë të tillë është shumë e nevojshme që të ju prezantojmë ofertat dhe mundësitë konkrete palëve të interesuara.
z. Krasniqi gjithashtu theksoi se Odës i nevojitet informatë konkrete nga AKP-ja në lidhje me sipërfaqet që AKP i ka dispozicion në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë sipërfaqet bujqësore dhe objektet.
Nga ana tjetër Drejtori për Koordinim Rajonal z. Petrit Ibraj shprehu gatishmëri që ti ofroj në dispozicion të gjitha pronat që i ka në dispozicion.
Me ketë tani e tutje bizneset mund të marrin informacion në OAK për të gjitha sipërfaqet dhe objektet që AKP i ka në dispozicion.
z. Ibraj theksoi se problematikë kryesore janë kufizimet që janë të rregulluara me udhëzimet e brendshme kur kohëzgjatja e kontratave të qiradhënies është nga 6 muaj deri në 1 vit maksimumi, për arsye se ligji nuk e lejon ndryshe.
Oda do të krijojë një pikë kontakti me sektorin e AKP-së, ku të gjithë anëtarët do të mund të drejtohen me kërkesat specifike dhe do të sigurohet një përgjigje e shpejtë.
Z.Ibraj theksoi se sipas vendimeve të bordit, AKP-ja nuk mund të negocioj drejtëpërdrejtë me investitorë, por me kërkesën e investitorit, sipërfaqën apo objektin e caktuar, brenda një afati dy mujorë mund ta vendos në Valën e privatizimit.
OAK u përfaqësua në këtë takim edhe me sekretarin e bordit të OAK-së, Diamant Elshani, pronari i kompanisë “Bylmeti”, Afrim Berisha, antari e bordit, Hamdi Malushaj dhe zyrtaria Qëndresa Ibrahimi.