DYLON

Drejtoria e Inspekcionit liron hapësirën publike brenda stadiumit të Pozheranit

Drejtoria e Inspekcionit liron hapësirën publike brenda stadiumit të Pozheranit
Avatar photo Redaksia

Në Pozheran të Vitisë, nga Drejtoria e Inspekcionit, është rrënuar sot një objekt që gjendje brenda stadium aktual “ Ibrahim Kurteshi”.

Këtë gjë e bëri me dije Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti i cili ndër tjerash shtoi se kjo drejtori është duke vazhduar me aksione për lirimin e hapësira publike.

“Kemi vazhduar me aksione për lirimin e hapësirave publike, konkretisht në hapësirën e stadiumit të Pozheranit pasi që aty do vazhdon projekti i rivitalizimit të stadiumit. Natyrisht pas shterjes së të gjitha procedurave administrative, pra afatet, matjet gjeodezike dhe urdhëresës së dhënë uzurpatorit për të liruar hapësirën dhe të largoj gjësendet nga objekti” u shpreh drejtori Ahmeti.

EkoHigjiena

Përndryshe ai bëri dije se kjo drejtori do të bëjë së shpejti edhe lirimin e hapësirës publike në afërsi të vendit, ku po ndërtohet objekti i ri Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti.

Ai ftoi qytetarët që të njoftojnë këtë drejtori në rast së hasin në uzurpime të reja duke potencuar se ata të marrin masa të shpejta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.