DYLON

OAK edhe njëherë kërkon mbështetjen e deputetëve për parandalimin e kollapsit të sektorit privat

OAK edhe njëherë kërkon mbështetjen e deputetëve për parandalimin e kollapsit të sektorit privat
Avatar photo Redaksia

Shqetësimet e bizneseve lidhur me gjendjen e vështirë financiare, shtyu Odën e Afarizmit të Kosovës që te dal edhe sot para Kuvendit që ti dorëzojë secilit deputet kërkesat e bizneseve. Pasiqë tashmë kanë kaluar disa muaj që nuk po merren masa për parandalimin e humbjeve financiare të bizneseve gjë që po i çon deri në falimentim, Oda e Afarizmit të Kosovës i bëri lutje deputeteve që të trajtohen kërkesat e bizneseve.

Një nga kërkesat e paraqitura nga Oda e Afarizmit të Kosovës para deputeteve është që Banka Qendore të ulë normën e interesit në 1.7%, ku në këtë kohë secili shtet ka marrë një vendim të tillë. Gjithashtu, kjo kërkesë rrjedh si pasojë e shqetësimeve të bizneseve lidhur me bankat komerciale të cilër me fillimin e pandemisë në shumicën e rasteve kanë ndërprerë dhënien e kredive për bizneset e reja si dhe ato ekzistuese dhe nuk kanë ulë normat e interesit si rezultat i frikës së riskut. Poashtu, rritja e fondit për garanci kreditore në 300 milion do t’u mundësonte bankave rritjen e kredive gjë e cila është e nevojshme për bizneset.

Tutje, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që TVSH-ja për ushqim, turizëm dhe hoteleri të jetë 5%, duke ndryshuar nenin 26 të ligjit nr.05\1-037 dhe duke që në pikën 2.14 të shtohet: shërbimet e turizmit dhe furnizimet e hoteleve dhe shërbimet e ushqimit.

EkoHigjiena

Në këtë shkresë të dërguar tek deputetet përveq kërkesave të bizneseve janë të paraqitura dhe propozimet e OAK-së për pakon e rimëkëmbjes. Disa nga këto propozime janë të paraqitura si më poshtë:

-Të subvencionohen pagat për të punësuarit, për periudhën Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator jo më të ulëta se 220€ në muaj;

– Të subvencionohen qiratë në lartësinë 50%, së paku deri me 30 Shtator 2020;

-Lirim nga pagesa e tatimit në fitim, për kompanitë nga industritë që kanë pësuar dëme nga pandemia, për periudhën e muajve Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator 2020.

-Të lirohen nga të gjitha tatimet dhe taksat për prodhuesit, përjashtuar tvsh-në, nga data 01 Qershor deri më 31 Dhjetor (duke përfshirë: tatimin në fitim, tatimin në paga, tatimin në pronë, tatimin mbi qiratë dhe taksa të tjera përcjellëse);

-Krijimi i arkës “PATRIOT”, ku çdo produkt vendor subvencionohet në dalje (në market) me 10 % ulje nga tvsh;

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon edhe njëherë që deputetet të përkrahin bizneset dhe afër 300.000 të punësuar në sektorin privat, si dhe të merren parasysh kërkesat dhe propozimet e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.