DYLON

Mbahet takimi konsultativ me përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët

Mbahet takimi konsultativ me përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës e Komunës së Kamenicës, ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët e Kamenicës lidhur me plotësim-ndryshimin e Udhëzuesit për Aplikim për Grante.

Ky takim kishte për qëllim marrjen e komenteve, rekomandimeve dhe sugjerimeve nga të pranishmit për lehtësimin e mënyrave të aplikimit për grante, konform rregullorës komunale.

EkoHigjiena

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, në këtë takim ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje duke thënë se kontributi i tyre për të dhënë komente e pasuron edhe më shumë Udhëzuesin e tanishëm, si dhe lehtëson format se si ata të aplikojnë dhe të jenë përfitues të granteve.

Në anën tjetër nga të pranishmit u rekomandua që këtij Udhëzuesi t’i shtohet përkrahja për sektorin e Bletarisë, sektorit të Tregtisë. Po ashtu sipas tyre Zona Rurale dhe gratë duhet të kenë përparsi dhe të përkrahen më shumë.

Ndër të tjera në takim një nga përfituesit e gratit të vitit të kaluar, ndau përvojën e tij të mirë me pranishmit ku u bëri thirrje që të aplikojnë çdoherë kur ka thirrje për grante në Komunën e Kamenicës.

Në linkun e mëposhtëm gjeni Udhëzuesin për Aplikim për Grante, i cili do të plotësohet dhe ndryshohet nga propozimet tuaja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.