Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Instituti Ekologjik-Prishtinë (INECO), nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi, sot më 12/10/2017, në zyret e OAK-së.
Ky Memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga z. Ismet Mulaj -Drejtor ekzekutiv në OAK dhe z. Besim Dobruna -Drejtor ekzekutiv në INECO.
Memorandumi si qëllim kryesor ka thellimin e bashkëpunimit mes të dy palëve, duke koordinuar aktivitete të përbashkëta për ndikim në politikë bërje dhe vendimmarrje, duke asistuar, promovuar, përkrahur dhe ngritur nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre.
OAK dhe INECO pajtohen për shkëmbimin e përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët në fushën e mjedisit, burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efiçiencës së energjisë, si dhe të paraqesin ofertimin e përbashkët dhe të këmbejnë informatat e domosdoshme për implementimin e projekteve.