DYLON

Kryeministri Haradinaj vizitoi Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Haradinaj vizitoi Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u prit me ceremoni ushtarake nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri Haradinaj dhe ministri Berisha parakaluan para Njësisë Ceremoniale të FSK-së.

Fillimisht, ministri Berisha dhe kryeministri Haradinaj zhvilluan një takim kokë më kokë dhe pastaj vazhduan takimin e përbashkët, në të cilën ishin të pranishëm; zëvendësministrat e FSK-së, Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, gjeneralët e FSK-së, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve, drejtori i Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për FSK, si dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj, për vizitën, e njoftoi atë me të arriturat e përgjithshme të FSK-së. Ndërsa, nënkoloneli Haki Hoti, ushtrues detyre i shefit të Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, para kryeministrit dhe stafit të lartë të MFSK-së, prezantoi të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës z. Haradinaj, falënderoi ministrin Berisha për pritjen dhe njëherësh e përgëzoi për të arriturat e Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas takimit të përbashkët, në paraqitjen para mediave, Kryeministri i Kosovës tha: “Kam ardhur në institucionin ku suksesi më i madh është besimi i qytetarëve të vendit në FSK –në dhe ky besim duhet të lakmohet nga të gjitha institucionet e vendit. Por, kjo shkallë e lartë e besimit ka një sekret, pse ekziston ky besim, është një besnikëri në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës, besnikëri në misionin që ata kanë me i shërbye atdheut dhe qytetarëve dhe po ashtu është një besnikëri ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë, aleatëve që mund t’iu them dhe konfirmoj se ma shumë se kurrë janë sot në Kosovë dhe në FSK me perspektiven e Kosovës për, për t’i dhënë mandatin Kushtetues Ushtrisë së Kosovës. Përcaktimi i ynë drejt NATO-s është përcaktim legjitim dhe u dedikohet të gjithë qytetarëve si dhe është në përputhje të plotë me të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës dhe serbëve të Kosovës po ashtu. Jam i bindur që FSK-ja do ta vazhdojë këtë perspektivë të rritjes së besimit edhe të serbëve të Kosovës.

Ndërsa, ministri i MFSK-së, z. Berisha, tha : ”Me kënaqësi e pritem në vizitë pune kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj. Ne, zotëri Haradinajn e njoftuam për së afërmi me të arriturat e FSK-së, aktivitetet dhe proceset të cilat i kemi kaluar deri tani si dhe procesin e transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, gjithashtu e njoftuam se ku kemi qenë, ku jemi dhe cilat janë sfidat që na presin në të ardhmen. Me këtë rast falënderoj kryeministrin Haradinaj edhe për vendimet e marra politike në emërimin e dy zëvendësministrave politikë të cilët që nga sot punojnë në MFSK.

Në fund ministri i FSK-së, z. Berisha tha se nga kryeministri morëm shumë obligime dhe detyra duke e ditur se bashkërisht me stafin e FSK-së do t’i realizojmë të gjitha këto”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.