Është fjala për familjen 7-të anëtarësh të Xhavit Cakollit me kushte jo të mira materiale i cili me ndihmë sociale prej 80 euro po mundohet që sado pak t’i plotësojë nevojat dhe kërkesat e shumta për një jetë normale.
Ishin këta nxënës me zemër të madhe të kësaj shkolle të cilët familjes Cakolli i dhuruan 150 euro që festa e Fitër Bajramit të jetë sa më e hareshme edhe në shtëpinë e tyre, prandaj kryefamiljari Xhavit Cakolli, dhe familjarët e tjerë, falënderuan të gjithë ata të cilët sado pak kanë kontribuar me këtë rast./S.Kastrati/