Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka pritur në një takim nxënësit e Shkollës Fillore “Nazim Hikmet” të fshatit Dobërçan.
Me këtë rast, Kryetari Azizi ka njoftuar nxënësit se sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
Më tej ai ka informuar nxënësit se Gjykata Themelore e Gjilanit ka tri degë të saja në: Viti, Kamenicë dhe Novobërdë.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Gjilanit dhe tri degët e saj merren me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
Pas informimit nga kryetari Azizi për gjykatën, nxënësit kanë shtruar pyetje të ndryshme dhe gjithashtu kanë marr përgjigje.
Kjo shkollë ka një numër të nxënësve edhe nga komuniteti turk.