DYLON

Fondacioni i Odës Amerikane do të mbështesë Klinikën Pediatrike në 2019

Fondacioni i Odës Amerikane do të mbështesë Klinikën Pediatrike në 2019
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti Gala Darkën e saj tradicionale të Bamirësisë, përmes të cilit biznese nga sektorë të ndryshëm dhuruan fonde për të ofruar mbështetje financiare për renovimin e hapësirave të Klinikës Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe për shoqatat e personave të verbër.

Përveç kompanive anëtare të Odës Amerikane, të pranishëm në këtë ngjarje bamirësie ishin edhe Presidentja e katërt e Kosovës, Atifete Jahjaga, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ndërsa, ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Lorik Cana, ishte folës nderi në këtë ngjarje tradicionale, i cili përveç se përgëzoi Odën Amerikane për aktivitete të tilla të bamirësisë, foli edhe për Fondacionin e tij LC5, i cili synon mbështetjen e të rinjve për përfshirje në sport.

Fondacioni i Odës Amerikane arriti të mbledhë 36,550 euro, fonde të cilat do të shfrytëzohen për renovimin e hapësirave spitalore të Klinikës Pediatrike të QKUK përmes pajisjeve më moderne, si dhe për shoqatat e personave të verbër. Kompanitë anëtare që iu bashkuan kësaj iniciative të Odës Amerikane janë Coca-Cola HBC Kosova, Gjirafa Inc, Meridian Corporation, Devolli Corporation, Limak Kosovo, NLB Banka, Klinika Amerikane, KEDS, Banka për Biznes (BPB), Scardian, HIB Corporation, Orbi-Co, Proex, Railtrans, FINCA Kosovë, SCAMPA, Boga & Associates, Innovation Center Kosovo (ICK) dhe Banka TEB.

EkoHigjiena

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në të kaluarën ka mbështetur edhe kauza të tjera të rëndësishme si përmirësim i kushteve të shkollave fillore nëpër vendbanime rurale të Kosovës, organizatave që përfaqësojnë personat e verbër, ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha, mbështetjen e organizatës “ATOMI” që mbledh fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme, organizatën “Down Syndrome Kosova”, Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, Klinikën Pediatrike, Fshatin e fëmijëve “SOS”, e shumë të tjera, Fondacionin për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”, duke kontribuar në të njejtën kohë edhe në qëndrueshmërinë afatgjate të këtyre organizatave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.