Në ambientet e Komunës së Kamenicës sot kanë qenë nxënësit e Shkollës Filore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë.
Këta nxënës që vijojnë mësimet në klasën e pestë në këtë shkollë, krahas mësimeve të tyre, kanë shprehur dëshirën që të vizitojnë ambientet e Komunës së Kamenicës si dhe të mësojnë më shumë rreth punës së institucionit.
Ata janë pritur nga Drejtorët Afrim Dervishi e Azem Kastrati, të cilët janë kujdesur që të përgjigjen në secilën pyetje që kanë pasur nxënësit. /2LONLINE/