Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani janë shpallur kampionë rajonal në volejboll në të dy konkurrencat te vajzat dhe te djemtë. Garat në këtë sport tejet tërheqës janë zhvilluar këtë të enjte në Sallën e Sporteve të Gjimnazit Natyror e ku kanë marrë pjesë ekipet nga komunat e Anamoravës, Gjilani, Kamenicë e Viti.
Fillimisht garat janë zhvilluar në konkurrencën e femrave në të cilat vashat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë qenë më të mira sa bashkëmoshataret e tyre nga komuna e Vitisë dhe Kamenicës. Në ndeshjen e parë, vashat që janë udhëhequr nga profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit Reshat Syla kanë qenë më të mira se nxënëset e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia, të cilat i mundën me rezultat 2:0 në sete, derisa në finale ato ishin më të mira se nxënëset e Gjimnazit “Ismail Qemali” nga Kamenica, të cilat po ashtu i mundën me rezultat 2:0 në sete dhe fituan medaljet e arta, mirënjohje e kupën e kampionit rajonal.
Ndeshje të mira janë zhvilluar edhe tek meshkujt, në të cilat kampionët aktualë të Kosovës, djemtë e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të udhëhequr nga mësimdhënësi i tyre, Blerim Shala ishin më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre nga Kamenica e Vitia. Gjilanasit me rezultat 2:0 në sete në gjysmëfinale e mposhtën Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” me rezultat 2:0 në sete e në finale ishin më të mirë se Gjimnazi “Ismail Qemali” nga Kamenica dhe u stolisën me medalje, mirënjohje dhe me kupë.
Duhet cekur se të gjitha këto arritje janë falë përkrahjes së drejtorisë së Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në krye me drejtorin Bekim Mustafa dhe profesorëve të Kulturës Fizike dhe Sportit, Reshat Syla, Blerim Shala, Selami Haziri e Adem Adiler.
Në garat Republikane në kuadër të Sportit Shkollor, Rajonin e Anamoravës do t’a përfaqësojnë dy ekipet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe duhet cekur se ekipi i djemve i kësaj shkolle është kampion aktual i Kosovës në Volejboll. /2LONLINE/