Lajmi nuk është bërë ende zyrtar nga klubi, por ka qenë vetë ish – futbollisti amerikan i Dritës, Kyrian Nwabueze qe ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Laçit nga Shqipëria.
“Kam kaluar një eksperiencë të mirë te Drita dhe tani dua t’i shërbej Laçit. Jam pritur shumë mirë, gjërat këtu janë korrekte. Raporti është shumë i mirë me të gjithë, tani e kam mendjen te ndeshja e Europa League. Shpresoj të fitojmë për tifozët dhe për të gjithë të tjerët në klub”.
“Duke qenë se kemi nisur fazën me ritëm të lartë, shpresoj t’i jap kësaj skuadre cilësitë e mia, forcën, shpejtësinë dhe shumë gola”, deklaroi Nwabueze.
Nwabueze realizoi 7 gola dhe bëri një asistim në 12 ndeshje sa luajti te Drita në pranverë.