Ngjarja e sulmit të përsëritur ndaj një pjesëtare të komunitetit rom është shumë shqetësuese për shoqërinë kosovare.
Unë si lider i Partisë Liberale Egjiptiane PLE-se dhe përfaqësues i komunitetit egjiptian e dënoj ashpër këtë akt dhe përsonalisht do të jem në ndjekje të rrugës ligjore që të gjithë pjesëmarrësit të përgjigjen para drejtësisë.
Ky rast është indikator shumë i fuqishëm se për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nuk ka shtet të së drejtës në Kosovë dhe atyre në vazhdimesi i’u cenohen të drejtat më elementare në jetë .
Një akt i tillë qon në përjashtim dhe armiqësi dhe krijon pengesë të madhe që njërëzit të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre njerëzore.
Mbrojtja e të drejtave të njeriut, respektimi i ligjit, shprehjet jodiskriminuese janë parime të shoqërisë që së bashku duke i respektuar do të na garantonin një jetë me të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Republika e Kosovës ka në thelbin e saj Kushtetutën e cila është garantues i të drejtave individuale. Në qoftë se një shoqëri gjithëpërfshirëse e bazuar në të drejtat e barabarta do jetë realitet, shoqeria nuk mund të lejoje që ndonjë pjesë e anëtarëve të saj të poshterohen, të përjashtohen, lendohen fizikisht ose detyrohen në vetemohim.
Nuk i pranojmë deklaratat formale të lidershipit politik kosovar por kërkojmë veprime konform ligjeve dhe Kushtetutës me të mirë në Evrope që fatkeqesisht është vetëm në letër. Është edhe më e dhimbshme e shqetësuese fakti se sulmi është kryer nga nxënës dhe të rinjë që paraqesin të ardhmën e Kosovës vetëm se ajo ishte e pa mbrojtur dhe ishte me ngjyrë!!.
Organet e shtetit duhet sipas detyrimeve ndërkombëtarë dhe Kushtetutës së Kosovës të sigurojnë trajtim të barabartë, barazi e siguri për të gjithë qytetarët e saj. Duhet të mos lejohet dëmtimi i dinjitetit të njeriut. Veprimet e tilla janë ne kundërshtim me përkushtimin e komuniteteve për krijimin e një shteti te qytetarëve te barabartë i cili do te garantojë te drejtat e secilit qytetar,liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve.
Fatkeqësisht institucionet e shtetit në përiudhen e deri tanishme kanë deshtuar të garantojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, e të drejtat e komuniteteve të përcaktuara më Kushtetutën e Kosovës sidmos në përfaqesimin dhe trajtimin e barabartë në të gjitha sferat e jetës. Diskrepanca në mes të asaj që është shkruar në letër dhe realitetit jetësor ka sjellë si pasoj ngjarjen e famshme të këtyre ditëve.
Lus qytetarët për përmbajtje e qetësi e thërras organet e rendit për veprime konkrete që akteret të marrin denimin e merituar kurse institucionet e vendit te punojnë me sinqeritet për integrimin joformal te komuniteteve ne shoqeri.
Falenderoj të gjithë ata që e denuan aktin por ju theme së gjëndja nuk ndryshon nese nuk ndryshoni edhe në veprime.
/Veton Berisha, Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane/