Lakra e kuqe, përpos që është shumë e shijshme dhe mund të përdoret për sallata të ndryshme, ajo ka një sasi të lartë ushqyese, duke përfshirë vitamina, minerale dhe fibra.
Lakra përmban vitaminën A, e cila njihet si retinol dhe njihet për parandalimin e problemeve të syrit.
Gjithashtu kjo perime përmban edhe vitaminën C, që ka një rol të madh në krijimin e kolagjenit dhe parandalimin e plakjes së parakohshme. Prania e vitaminës K ja shton vlerat ushqyese lakrës edhe më shumë.
Gjithsesi, një nga përfitimet më të rëndësishme të lakrës është shërimi i ulcerave të barkut.
Për shkak të vetive antiinflamatore dhe antivirale, lakra ka një rol shumë të rëndësishëm edhe në luftimin e infeksioneve dhe inflamacioneve.