Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll është rikthyer sot me dy ndeshjet e para të javës së 19-të, e në këtë nismë patën ballafaqimet e tyre edhe dy skuadrat gjilanase, Drita si nikoqire dhe Gjilani, skuadër mysafire.
FC Drita priti në terren të saj skuadrën e Llapit, nga e cila pësoi humbje, derisa Gjilani barazoi në udhëtim me Fushë Kosovën, e cila ishte e fundit në tabelë.
Kur jemi te Drita, me pretendime më të larta, ballafaqimi i sotëm me Llapin u vlerësua derbi, për faktin që edhe Drita edhe Llapi kishin nga 34 pikë në pozitat dy dhe tre. Tani Llapi përforcohet në pozitë ne dytë me 37 pikë, duke i lënë gjilanasit të tretë me 3 pikë më pak.
Llapjan shënuan në fillim të takimit (Arbnor Ramadani 4”), e futbollistët e Dritës më shumë se 90 minuta të tjerë (me kohën shtesë), nuk arritën ta gjejnë golin, së paku, atë të barazimit.
Përndryshe, ndeshja vqë u zhvillua të shtunën ishte edhe sfida mes Fushë Kosovës e Gjilanit që përfundoi me barazim (1:1).
Skuadra kuq e bardhë e Gjilanit arriti të kaloi në epërsi në pJesëlojën e parë (Senad Jarovic 40’), por se nuk arriti ta ruaj këtë epërsi pasi vendësit barazuan (Dorent Hajdari 76’), dhe rezultati 1 me 1, ishte edhe epilogu final i këtij takimi.
Tani, Gjilani vazhdon të jetë i teti në tabelë me 19 pikë. /2LONLINE/