Qumështi i bletës është “ilaçi i mrekullive”, pasi ka efekte kuruese për të gjitha moshat dhe shëron disa nga sëmundjet që vuajnë pjesa më e madhe e popullsisë.
Ai ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides, ndihmon zhvillimin dhe rritjes, stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.
Gjithashtu, qumështi i bletës rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore, stimulon gjëndrat mbiveshkore, ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike, ul zmadhimin e prostatës. Ka të njëjtin efekt si hormonet femërore, normalizon punën e testikujve, ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, rigjeneron strukturën e mëlçisë.
Ka efekt antiinflamator (si Paracetamoli, Advili), pastron organizmin nga toksinat, ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve duke ruajtur rininë e enëve të gjakut, zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, rrit imunitetin.
Ndërkohë, qumështi i bletës ndihmon edhe në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe këshillohet në rastet e anemisë. Por, gjen përdorim edhe në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës, ndërsa te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.