DYLON

Real Madridi e do dyshen Pogba – Hazard

Real Madridi e do dyshen Pogba – Hazard
Avatar photo Elife Sherifi

Real Madridi do ta fillojë këtë verë rindërtimin e skuadrës, pasi që presidenti Florentino Perez ia premtoi pikërisht këtë gjë trajnerit Zinedine Zidane për ta bindur të kthehet në pozitën e trajnerit.

“Los Blancos” janë duke u përgatitur për një verë të ngarkuar, më shumë shpenzime, dhe e kanë vendosur nën radar dyshen e Premierligës, Paul Pogbën e Eden Hazardit.

Lojtarin të cilin në Real Madrid e duan më shumë se të gjithë të tjerët është Kylian Mbappen e Paris Saint-Germainit. Mirëpo, në pamundësi për ta transferuar atë, Real Madridi po përqendrohet në dy emra të tjera: Paul Pogbën e Manchester Unitedit dhe Eden Hazardin e Chelseat.

EkoHigjiena

Gjatë kohës kur ishte me ekipin kombëtar të Francës, Paul Pogba tha se është një ëndërr të luash për Zinedine Zidane. Pastaj, trajneri i Real Madridit e zbuloi dashurinë e tij për mesfushorin e Manchester Unitedit në një konferencë për shtyp.Në anën tjetër, as Hazardi nuk e ka mbajtur aspak sekrete deshiren e tij për të qenë pjesë e Real Madridit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.