/2L ONLINE/ – Arzie Nuhiu nga Komisioni për Kulturë, Rini e Sport i PDK-së ka bërë të ditur se në mbledhjen e Komitetit për Kulturë, Rini e Sport në të cilën për çështje të njëjta u informuan nga të dy përfaqësuesit e kulturës – nga koordinatori i NKRS dhe përgjegjësi i sektorit për kulturë, me ç’rast ka ngritur çështje rreth aktiviteteve kulturore për gjysmë vjetorin e dytë të vitit 2016 si dhe çështjen e rikthimit të Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, shuarja e së cilës ka qenë gabim. Sipas saj, inicimi për ndryshime Statutare përmes së cilave kërkohet rikthimin e kësaj drejtorie, e vlerësohet si dështim të këtij pushteti.
“Përgjegjësi i sektorit për Kulturë, Kujtim Shahiqi, ka deklaruar se “përgatitja e gjashtë premierave brenda një viti, nga një teatër që është përballur me probleme teknike -juridike, është aktivitet që nuk e kanë arritur as teatrot në rajon”. I kujtojmë z.Shahiqi se, shfaqja “Jetë me qira” dhe shfaqja “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, kanë filluar në dhjetor të vitit 2015, ku shfaqja “ Jetë me qira” është dhënë premierë në Fest “Talia e Flakës” 2016, shafaqja tjetër “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, në dhjetor i ka mbaruar provat me tekstin, e më pas janë ndërprerë në janar, për t’i dhënë përparësi shfaqjes “Jetë me qira”, meqë hapej festivali dhe që të dya paralele për prova në skenë, ka qenë e pamundur:m ka thënë Nuhiu.
Sipas saj, po ashtu rikujtojmë se pas festivalit, kanë filluar problemet me aktorët e teatrit që ishin pa kontratë, problemi për konkursin e aktorëve etj, dhe për këtë kjo shfaqje është dhënë premierë në korrik të 2016, e që të dya këto shfaqje ishin projekte të vitit 2015, të cilat i kemi shqyrtuar në njërën nga mbledhjet e Komitetit në vitin 2015. Shfaqja për fëmijë “Lulja dhe Shega”, është shfaqur në disa repriza të organizuara me nxënës, shfaqje kjo e realizuar në vitin 2010, por që në reprizën e fundit janë ndërruar dy aktor, të cilët tanimë nuk janë pjesë e trupës prej 12 aktorëve.
“Në shfaqjen e dhënë premierë së fundi, e ashtuquajtura bashkëpunim mes Tetarit të Gjilanit dhe teatrove nga Shqipëria e Maqedonia, nuk luan asnjë aktor nga teatri i Gjilanit. Aktori Sabedin Shahiqi tashmë është i pensionuar dhe i njejti është kryetar i bordit të teatrit, e i cili ditën që ka publikuar anulimin e konkursit për drejtor të teatrit, e ka filluar këtë projekt, e që rolin e ndanë për vete, ndërsa këtë projekt e mbështetë me 4 mijë euro në emër të Komuna e Gjilanit. Pra, e gjithë kjo mund të konsiderohet si punë dhe interes i bordit të Teatrit të Gjilanit”, ka thënë tutje Arzie Nuhiu nga Komisioni për Kulturë, Rini e Sport i PDK-së së Gjilanit.
Sipas saj, vetëm projekti tjetër i filluar “ Im at e donte Adolfin”, është projekt i filluar këtë vit.
“Prandaj, përgjegjësi i sektorit për Kulturë, nuk mund të thirrët në atë se “Ne si Task – Forcë” e kemi vënë në binarë Kulturën në Gjilan. Problemet dhe dështimet në Kulturë vazhdojnë edhe sot me mos zgjedhjen e drejtorit të Teatrit, vënia në konkurs e aktorëve, vetëm për të reduktuar numrin e tyre. Aktorët vazhdojnë të mos jenë të sistemuar në buxhet të rregullt, ashtu siç u kanë premtuar. Stafi teknik i teatrit ende është pa kontratë të punës edhe në këtë fund vit”, ka thënë Nuhiu.
E, që punët në Kulturën e Gjilanit nuk janë vënë në binarë dhe që komuna ka dështuar në fushën e kulturës, Nuhiu thotë se dëshmon edhe rikujtimi që ka bërë aktori Avni Shkodra “deklaratën e zotimit” të nënshkruar nga kryetari i komunës për zhvillimin e sektorit të kulturës, premtim ky elektoral i Lutfi Hazirit, i cili nuk bëri asnjë angazhim për realizimin e atij premtimi. /2L ONLINE/