Në prag të ndeshjes derbi, FC Drita – SC Gjilani, klubi bardhekaltër ka mbajtur konferencë për media ku kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Besnik Krasniqi folën për përgatitjet dhe pritshmëritë.
Në këtë rast, trajneri Nuhiu theksoi se nesër zhvillohet një ndeshje speciale, për të cilën Drita duhet të tregojë karakter.
“Na pret një ndeshje speciale për ne dhe tifozët tanë, të cilën duhet ta luajmë me përqendrim dhe përgjegjësi. Skuadrën kundërshtare e njohim mirë, ata kanë një ecuri të mirë dhe cilësi, Më gëzon forma e mirë e skuadrës tonë, ku përvec në aspektin ekipor edhe në atë individual, ku të gjithë futbollistët dalëngadalë po marrin formën e tyre optimale. Secili po e njeh bashkëlojtarin dhe po përformojmë jashtëzakonisht mirë. Neve na mbetet që me shumë autoritet dhe përgjegjësi të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të shfrytëzojmë potëncialin tonë të dalim sa më mirë nga kjo ndeshje. Nesër e dimë që derbi do të zhvillohet pa tifozë, por jam i bindur se ata nuk do të mungojnë dhe do ta mbështesin skuadrën kudo që e ndjekin lojën”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Ndërkaq, mbrojtësi Besnik Krasniqi ka folur për peshën që ka derbi, duke theksuar se do të luftojnë ta fitojnë për tifozët.
“Është një ndeshje shumë e fortë mes dy ekipeve që po kalojnë formë të mirë. Jemi të përgatitur për këtë ndeshje edhe pse ishte kohë shumë e shkurtë. Ne e dijmë rënëdinë e derbit dhe jemi në maksimum të motivuar ta fitojmë këtë ndeshje, jo vetëm për ne por edhe për gjithë qytetin dhe tifozët e DRITËS. Është një ndeshje që nuk bënë të humbet dhe neve na mbetët të japim maksimumin e të luftojmë për veten dhe shikuesit, të cilët e meritojnë”, ka thënë Krasniqi.
Kurse, kryetrajneri, Ardian Nuhiu u pyet për ndeshjen derbi dhe rezultatet e deritanishme, për cka tha se vetë ai, por edhe futbollistët i duan ndeshjet e forta, sepse aty tregohet vlera e tyre.
“Gjithmonë kjo ndeshje është motiv shtesë, pavarësisht se në ndeshjet e fundit derbi nuk i kemi fituar. Në ndeshje të tilla ato pak raste duhet shfrytëzuar, sepse përkundër mundësive të krijuara ndonjëherë thjesht ka munguar finalizimi. Prandaj, uroj që nesër të kemi edhe fatin sportiv me ne dhe ato që na paraqiten të jemi të qetë për të realizuar dhe marr tre pikëshin. I dua ndeshjet e forta, sepse futbollistët i kam të tillë, të cilët janë rritur në vështirësi dhe në sfida tregohet karakteri i futbollistit. Më gëzon fakti se ata po tregojnë karakter në ndeshjet e forta dhe po shprehin aftësi, personalitet dhe vlerat që kanë pikërisht në ndeshje të tilla”, ka potencuar Nuhiu.
Ndeshja derbi lokal FC Drita – SC Gjilani zhvillohet të mërkurën, ora 15:00 në Stadiumin Ndihmës (te rrethi). /2LONLINE/