Ardian Nuhiu mori besimin për të udhëhequr SC Gjilanin në tre sezonet vijuese dhe për të dhënë energji të reja.
“Menaxhimi i sfidave nga përvojat e kaluara është një faktor i rëndësishëm për Nuhiun që të guxoj në objektivat e vendosura nga aksionarët e klubit. Rëndësia e projektit është kuptuar nga tekniku shkupjan që ka pranuar me kënaqësi angazhimin. Duke parë seriozitetin dhe përkushtimin e drejtuesve të klubit për Nuhiun ka qenë zgjedhje e duhur nisja e një etape të re për klubin dhe vet atë si menaxher teknik”, thuhet në njoftimin e klubit kuq e bardh.
Vet Nuhiu thotë se e pranoi detyrën e me kënaqësi pasi para vetes kanë një projekt serioz.
“Kam pare çiltërsi dhe sinqeritet te drejtuesit në bisedat për nisjen e një projekti, i cili është shumë serioz dhe njëkohësisht ambicioz. Dëshira për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë të caktuar është determinuese për të marrë një përgjegjësi të tillë, e cila për mua është pranuar me shumë kënaqësi. Kemi të qarta objektivat të cilat kemi për t’i arritur dhe jemi të vetëdijshëm për sfidat që po na presim”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Ai ka shtuar se nga momenti i parë ka ndjerë ngrohtësi e duhur dhe është tejet i kënaqur me pritjen e cila iu është bërë atij dhe stafit të tij po ashtu. Janë të entuziasmuar për punën që ipret dhe besojnë që me përkushtim maksimal do arrijnë edhe rezultatet e kërkuara.
“Puna garantues i suksesit, mbështetja e të gjithëve më se e domosdoshme. Ambientin e njohim mjaft mirë dhe jemi të njoftuar edhe me kërkesat e drejtuesve të klubit. Është një cikël i ri për klubin dhe për ne si staf. Kërkesat do shkojmë duke i rritur nga viti në vit, por suksesin synojmë ta arrijmë vetëm përmes punës. Klubi ka ambicje të qarta dhe e di rrugën të cilën do ta ndjek, por në këtë mision nuk rrugëtohet i vetëm. Normalisht që kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, pa dyshim edhe të tifozëve të cilët janë shumë të domosdoshëm për ne”, ka thënë tutje trajneri i SC Gjilanit, Ardian Nuhiu.
Ai tha se presin një edicion të forte dhe sfidues dhe se janë të gatshëm për ta bërë më të mirën, ai dhe stafi i tij.
“Na duhet mbështetja e të gjithëve, për të cilët nuk kam dyshim, ashtu edhe nga tifozët. Takimi jonë do të bëhet shumë shpejtë, ju pres së bashku në të gjitha sfidat”, ka përfunduar Nuhiu, trajneri i ri i SC Gjilanit. /2LONLINE/