/2L ONLINE/ – Polica e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, janë njoftuar pёr njё rast i cili kishte ndodhur nё fshatin Terincë komuna e Novobërdës e ku nga hetimet e para besohet se deri te ky incident të ketë ardhur kur I dyshuari serb, shtetas i Kosovës, kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, po ashtu serbe, me banim rezident në fshatin Terincë dhe në prezencën e familjarëve të viktimës e kishte sulmuar atë dhe ja kishte shkaktuar dy plagë (therje) me thikë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se viktimës iu janë sakatuar dy plagë me thikë, një në pjesën e gjoksit dhe tjetrën në pjesën e boshtit kurrizor . Motivet e incidentit besohet të jenë për shkaqe xhelozie dhe motive të ulëta. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit ku ju kishte afruar ndihma mjekësore.
“I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është takuar, nga prindi i tij jemi njoftuar se i njëjti nuk gjendet në shtëpi. Në spitalin rajonal të Gjilanit ka asistuar edhe prokurori i shtetit ku është vizituar viktima, të cilës pasi ju ka ofruar ndihma e parë për shkak të natyrës së lëndimeve me urgjencë është transportuar për në QKUK në Prishtinë”, ka sqaruar rastin Hashani.
Sipas itj, në fshatin Terincë nga ekipi i forenzikës është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes .
“Rasti me urdhër të prokurorit të shtetit cilësohet “Vrasje në Tentativë” dhe mbetet në hetime pranë njësive të hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/
fotoilustirm