Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Llabjan të Novobërdës, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar me probleme mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Raporti i policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Fsh. Llabjan, Novobërd 01.07.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar me probleme mendore ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe është njoftuar prokurori. /2LONLINE/