Negociatat mes qeverisë dhe opozitës së Venezuelës për të zgjidhur krizën politike që e ka kapluar vendin po mbahen në kryeqytetin norvegjez Oslo.
Përfaqësues të të dy palëve kanë arritur në shtetin nordik këtë javë, duke sinjalizuar një mundësi të re për përfundimin e muajve të tërë me tensione që kkishin eskaluar me një kryenritje të dështuar muajin e kaluar.
Venezuela është futur në një krizë të madhe për pushtet në janar kur Guaido, lideri i parlamentit nacional që udhëheqet nga opozita, ka përdorur kushtetutën që të marrë pozitën e përkohshme të presidentit, duke thënë që fitorja në zgjedhje e Maduros ishte joligjore.
Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete tjera kanë njohur Guaidon si liderin ligjor të shtetit amerikano-latin. Por Maduro po e mban pushtetin me anë të përkrahjes së funksionarëve më të lartë në shtetin e tij, si dhe Rusisë, Kubës dhe Kinës.
Norvegjia ka një traditë për zgjedhjen e konflikteve. Ajo ka shërbyer si ndërmjetëse në marrëveshjen e paqes në Kolumbi mes rebelëve të FARC’ut dhe qeverisë.