Xhudistja kosovare, Nora Gjakova u mposht nga francezja, Sarah Cysique, kategoria -57 kg.
Gjakova arriti të hyjë deri në çerekfinale të botërorit, që mund të vlerësohet sukses për të. Nora nuk arriti të fitojë medalje në botërorin që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Garuesja e fundit e Kosovës në botëror është Loriana Kuka, e cila garon të premten, në kategorinë -78 kg.