DYLON

Kosova në mesin e dhjetë shteteve më të forta në Botërorin ‘Tokio 2019’

Kosova në mesin e dhjetë shteteve më të forta në Botërorin ‘Tokio 2019’
Avatar photo Elife Sherifi

Kosova ka hyrë në mesin e dhjetë shteteve më të forta në botërorin që është duke u zhvilluar në Tokio – Japoni.

Kjo fal xhudistëve kosovarë, të cilët kanë fituar 2 medalje e shumë pikë në këtë garë.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar:

EkoHigjiena

“Botërori në Tokio!

Pas ditës së tretë Kosova gjendet në Top 10 shtetet më të forta!

Dy medalje të fituara dhe një vend i 7 shënojnë pas tri ditësh suksesin më të madh të Kosovës në Kampionate Botërore!

Në Tokio po marrin pjesë 147 Shtete!

Pikët Olimpike të fituara deri më tash janë si vijon :

-Distria Krasniqi 1000 Pikë Olimpike 48 kg ?

– Majlinda Kelmendi 1000 Pikë Olimpike 52 kg?

– Nora Gjakova Pikë 520 Pikë Olimpike 57 kg

Vendi i shtatë në Botëror

– Akil Gjakova 240 Pikë Olimpike 73 kg pa plasman!

Loriana garon të shtundën!”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.