Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është shpallur nënkampione në kategorinë e peshave deri në 57 kilogramë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, që po zhvillohen në Bjellorusi.
Ajo e arriti vetëm medaljen e argjendtë, pasi që u mposht nga rusja Daria Mezhetskaia në finale.
Nora Gjakova ia siguroi Kosovës medaljen e dytë në Lojërat Evropiane të këtij viti – pas të artës së Majlinda Kelmendit
Podiumi për kategorinë deri në 57 kilogramë kompletohet nga rusja Mezhetskaia, Nora Gjakova, gjermania Starke Pauline dhe portugezja Telma Monteiro.