DYLON

Njv mozaik poetik i veçantë dhe tejet i pasur për dashurinë

Njv mozaik poetik i veçantë dhe tejet i pasur për dashurinë
Avatar photo Redaksia

Dy vëllimet me poezi të dashurisë “HYJNORJA IME JE TI” të Sabit Rrustemit janë dëshmia më e mirëfilltë artistike e punës së tij të krijuese, po dhe e rrafshit të lartë shtjellues e shprehës të poezisë shqipe të këtij lloji në përgjithësi.

Nga: ANTON NIKË BERISHA

Asnjë poet i yni deri më sot nuk ia doli të japë një mozaik poetik kaq të veçantë e kaq të pasur për dashurinë, për të cilën në “Këngën e këngëve” thuhet: dashuria është e fortë si vdekja […] / Ujërat e mëdha nuk mund ta shuajnë, / as lumenjtë nuk mund ta përmbytin (8, 6–7).

EkoHigjiena

Kuptimi i dashurisë në këto dy vëllime degëzohet në rrafshe e pikëvështrime nga më të ndryshmet, ku përligjet qenësia e përhershme e dashurisë për jetën e njeriut dhe mundësia e përjetësimit të saj në artin e fjalës, ashtu siç e thoshte në romanin e tij “Demonët” shkrimtari i madh rus, F. Dostojevski: “E çka është më e përjetshme sesa dashuria? Dashuria është më e lartë se ekzistenca, është kurorëzim i ekzistencës […]?”.

Gjithçka e qenësishme në këto dy vëllime përligjet nga teksti i poezive, nga mënyra e shtjellimit të strukturës gjuhësore, që është bërë me përkushtim e dije dhe asgjë nuk i është lënë rastësisë. Ato janë, siç do të thoshte mbreti i poezisë së dashurisë, Petrarka, zëri im në vargje, / psherëtima që e ushqen zemrën time.

Poeti Rrustemi niset drejt të dashurës, po në të vërtetë kthehet drejt vetes dhe e zbulon para së gjithash vetveten. Kështu ndodh edhe me të dashurën: ajo niset drejt këtij, po i kthehet qenësisë së vet dhe njohjes së vetvetes.

Në këto poezi të Sabit Rrustemit fjalët, si ndodh dhe në tekstin e Këngës së këngëve: “[…] janë si zogj të zjarrtë. A është e mundur t’i vësh në kafaz? Çdo shpjegim i mundshëm rrezikon të përjashtojë një përthellësi më të sakët, më të vërtetë, më të madhe nga ajo që është parathënë. Çfarëdo vendimi që të merret, dashuria, që për natyrën e saj është liri, burgoset në një rrjet të koncepteve të pamjaftueshme (të kufizuara), si prapa shpatëzave të një kafazi”(André Chouraqui).

Këto poezi janë zëri më i fuqishëm poetik i Sabit Rrustemit po dhe i poezisë sonë të dashurisë, ku dëshmohet ajo që shprehet në Këngën e këngëve, siç thotë Christos Yannaras: “Tjetri bëhet ‘kuptimësia’, përgjigja e ndjeshme e dëshirës më të thellë e jetike të natyrës sonë […] për arsye se marrëdhënia jonë me botën është e ndërsjellë. Tjetri është fytyra e botës, logosi i secilës qenësi objektive. Logosi që më drejtohet mua dhe më fton në universalen e bashkë-ekzistimit”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.