DYLON

Hysaj po ndërron skuadrën, por mbetet në kampionatin italian

Hysaj po ndërron skuadrën, por mbetet në kampionatin italian
Avatar photo Elife Sherifi

Roma është shumë afër që ta mbyllë transferimin e Elseid Hysajt nga Napoli. Sipas asaj që raporton gazeta italiane Corriere dello Sport, Giallorossët kanë arritur marrëveshje me rivalin nga Serie A për transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Në këtë raportim thuhet se romakët do të paguajnë 25 milionë euro për mbrojtësin që nuk është i lumtur te napolitanët.

25-vjeçari më nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, andaj në afatin kalimtar të janarit pritet të kalojë në Olimpico.

EkoHigjiena

Hysaj edhe në këtë verë që shkoi ishte shumë afër largimit nga Napoli, por në fund vendosi të qëndronte.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.