DYLON

Mos ma shuaj jetën – poezi

Mos ma shuaj jetën – poezi
Avatar photo Redaksia

Mos ma shuaj jetën

/Selvete Abdullahu/

EkoHigjiena

Në lulet e kësaj pranvere nuhas nektarin e ithët
Atij i vjen erë dheu
Si hije shfaqet fytyra jote e vrazhdë
E zezë njësoj si dheu
Gjakosur dheu mbulon trupin tim
Pa mëshirë
Nuk paskemi qenë të dashur
Veç armiq

E bien lotët si shiu rrëke në tokën e thatë
Ujitur nga të vegjëlit e mi
I Ndjej mes shpirtit që më ngritet ngadalë
Në qiell
Mallkimet e trishtuara të fëmijëve jetim
E më lajnë me lotët e tyre të ngrohtë trupin tim
Si lahet një kufomë e brishtë nga dorë e huaj
Me vajet që shpojnë qiellin
E britmat e pashterrura
Trishtohem brenda arkivolit tim

Lerne shpirtin tim të shkoj lirshëm në qiellin
Pa skaj
T’i ofrohem Zotit tim
E ti them veç dy fjalë
Ruajmi Zot femijët nga dorë vrastare
Të mos kenë fatin e mamasë së tyre
Zot në kujdesin tënd po i lë amanet
Sot e përjetë…

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.