Anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, pjesë e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-90 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116, në përbërje: Ardian Gola-kryetar i Komisionit, Albena Reshitaj, Arijeta Rexhepi, Arjeta Fejza dhe Adriana Matoshi, anëtarë, vizituan Federatën e Basketbollit, Federatën e Hendbollit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.
Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me nivelin e zbatimit të Ligjit nr.05/L-90 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116 dhe sfidat me të cilat institucionet ligjzbatuese ballafaqohen gjatë punës së tyre.
Përfaqësuesit e FBK-së, FHK-së dhe KOK, ofruan informacione në interesimin e deputetëve lidhur me zbatimin e ligjit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet.
Anëtarët e komisionit, pas mbledhjes së informatave lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit, do të hartojnë një raport, në të cilin, nëpërmjet rekomandimeve do të adresohen sfidat e evidentuara në zbatimin e ligjit. /2LONLINE/