KRU “Hidromorava” SH.A
Njoftimi për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Shipashnicës të Epërme në Komunën e Kamenicës!
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se ndërprerja e furnizimit me ujë është e nevojshme për të lejuar operatorin ekonomik të kryejë punimet e nevojshme në kolektorin e ujërave të zeza. Këto punime janë të rëndësishme për sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë në të ardhmen.
Ju lutemi të keni mirekuptim deri në përfundimin e këtyre punimeve. KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan do të përpiqet të menaxhojë situatën sa më mirë të jetë e mundur dhe do të sigurojë që punimet të kryhen sa më shpejt për të rikthyer furnizimin me uje të pijshëm në mënyrë të rregulltë.
Faleminderit për mirekuptimin tuaj dhe bashkëpunimin në këtë situatë të papërshtatshme. Ju lutemi të ndiqni informacionin zyrtar të KRU Hidromorava, për të marrë një përditësim në lidhje me restaurimin e furnizimit me ujë të pijshëm. /2LONLINE/