KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Njoftim për Konsumatorët të cilët Furnizohen me Ujë të Pijshëm nga Gypi Kryesor i Fabrikës së Përpunimit të Ujit në Velekincë!
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë që për shkak të punimeve në terren nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), ka ndodhur një ndërprerje e energjisë elektrike në zonën e Velekincës.
Si pasojë e kësaj ndërprerjeje të furnizimit me rrymë, Fabrika e Përpunimit të Ujit në Velekincë e ka të pamundur të sigurojë ujë të pijshëm për konsumatorët të cilët janë të lidhur në gypin kryesor të fabrikës sonë.
Bazuar në informatat e marra nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS), pritet që kjo situatë të zgjasë deri në orën 15:30 të ditës së sotmes.
Ju kërkojmë ndjesë për çdo vështërsi apo ndërprerje të shërbimit që mund të sjellë kjo situatë. Ne po punojmë me shpejtësi dhe në bashkëpunim me KEDS-in për të rikthyer furnizimin normal sa më parë.
Për informacione të mëtejshme ose për çdo pyetje, ju lutemi të kontaktoni linjën tonë të ndihmës në numri i kontaktues +383 44 983 071 ose të vizitoni faqen tonë zyrtare!
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.