Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës, FPU Letnicë ka ndërperë trajtimin e ujit.
Viti, 23 nëntor 2024 – Të nderuar konsumatorë, në pamundësi për trajtim të ujit në FPU Letnicë për shkak të normës së lartë të turbullirës si pasojë e reshjeve të fundit, jemi detyruar të ndalojmë procesin e përpunimit dhe furnizimin e konsumatorëve me ujë.
Gjendja është duke u monitoruar nga stafi përgjegjës i Kompanisë dhe në momentin e stabilizimit të normave brenda standarteve të lejuara, do të rikthehet furnizimi me ujë.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
KRU Hidromorava
Tel: 0800 61 000